Të majtët janë në pritje të mbledhjes së asamblesë së Partisë Socialiste, ku shefi i ekzekutivit Edi Rama do të njoftojë emrat e rinj të kabinetit qeveritar. Ende nuk ka një ftesë dërguar në adresë të anëtarëve të asamblesë, por burime i thanë Top Neës se po diskutohet data 11 shtator, si më e përshtatshmja për të mbledhur asamblenë.