NATO dhe misioni I saj në Kosovë, KFOR, janë të gatshme për të bashkëpunuar me emisarin e ri të BE për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Deklarata është bërë nga zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart. “Vazhdimi i bashkëpunimit mes NATO-s dhe BE-së është kyç për ruajtjen e stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart përmes një postimi në X – platformë e njohur më parë si Twitter.