Në episodin e 11 të Podkastit “FLASIM”, kryeministri Edi Rama ka pasur një ndër modelet më të famshme Emina Cunmulaj, e cila aktualisht është duke pritur edhe konfirmimin si “Konsulle e nderit e Republikës së Shqipërisë”. Vajza e pasarelave të para dhe fotografive përballë Ramës ka treguar për fillesat e saj dhe për dashurinë që ka për vendlindjen e saj Tuzin.