Dy javët e fundit të muajit dhjetor, cdo vit kanë sjellë emigrantët në atdhe, për të festuar me familjarët dhe miqtë e tyre. Teksa kemi hyrë në javën e tretë të dhjetorit, ku vetëm 6 ditë na ndajnë nga festa e Krishtlindjes dhe 12 ditë të tjera nga ndërrimi i viteve, fluksi në pikat kufitare, në portin e Durrësit, por edhe në aeroportin Nënë Tereza ka nisur.