Kryekomsioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha partitë politike dhe Kuvendi duhet të vendosin tani në lidhje me votën e diasporës. Në një deklaratë për mediat, Celibashi tha diaspora nuk do të mund të votojë nëse nuk përmbushet detyrimi nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese që urdhëroi politikën në dhjetor të vitit të kaluar që të garantojë ndryshimet ligjore në mënyrë që të bëhet i mundur votimi i emigrantëve.