Presidenti Amerikan, Donald Trump publikoi të dhëna për emigrantët që përfitojnë asistencë sociale, sipas të cilave rezulton se 41 për qind e familjeve shqiptare që jetojnë përtej oqeanit mbështeten financiarisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përqindje më të lartë kanë shqiptarët e Kosovës, 46 për qind e të cilëve jetojnë me ndihmë ekonomike. Shqiptarët renditen më lart për përfitimin e asistencës sociale krahasuar me emigrantë nga shtete si Egjipti, Pakistani, Peruja, Mongolia, Azerbajxhani apo Irani. Shifrat tregojnë realitetin e emigrantëve të cilët deklarohen zyrtarisht si të papunë dhe marrin përfitime mujore nga shteti për të plotësuar kushtet bazë të jetesës.