Shqipëria, Britania e Madhe dhe Kosova nënshkruan një deklaratë të përbashkët bashkëpunimi kundër migracionit të paligjshëm. Deklarata u firmos nga ministrat e punëve të brendshme të tre vendeve të cilët konfirmuan angazhimin për të bashkuar përpjekjet në luftën kundër këtij fenomeni të paligjshëm që ka ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.