Emigrantët sollën 1.12 miliardë euro remitanca përgjatë vitit 2025. Këto janë të dhënat e Bankës së Shqipërisë, që thotë se në krahasim me vitin 2024, flukset monetare të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit u rritën me 7 për qind. Sipas të dhënave, remitancat u rritën me gati 74 milionë euro më shumë në 2025 në krahasim me vitin 2024. Origjina kryesore e këtyre të ardhurave mbeten katër vendet, Italia, Greqia, Gjermania dhe Britania e Madhe.