Gjatë dy viteve të fundit pagat janë rritur me ritme të përshpejtuara, duke reflektuar kështu mungesën e fuqisë punëtore në shumë sektorë. Sipas Monitor, paga mesatare në ekonomi arriti në 70.5 mijë lekë në muaj në vitin 2023, me një rritje prej 14% në raport me vitin e mëparshëm. E ndikuar nga inflacioni, paga mesatare në ekonomi u rrit me gati 9%, përmirësimi më i madh që nga viti 2015. Sipas të dhënave, grup-profesioni ‘Drejtues administrativë dhe komercialë’ kanë pagën më të lartë, me 194 mijë lekë në muaj. Në krahasim me vitin 2023, paga e tyre është rritur me 15 mijë lekë. Në vendin e dytë, me pagë mesatare 144 mijë lekë në muaj, regjistrohen grupi ‘Specialistë të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit’.