Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka emëruar gjeneralmajorin Anatoliy Barhilevych, në krye të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë ukrainase. Këtë post, deri më 9 shkurt e mbante Serhiy Shaptala. Gjatë një video-adresimi më 9 shkurt, Zelensky e përshkroi Barhilevychin si “një person me përvojë që kupton detyrat e kësaj lufte dhe objektivat e Ukrainës”.