Qeveria firmosi disa emërime dhe shkarkime zëvendësministrash dhe prefektësh qarku. Në qarkun e Shkodrës, prefekte është caktuar Holta Duda e cila pason në detyrë Majlina Angonin. Ndërkohë në Gjirokastër, Odise Kote është liruar nga detyra. Prefekte e këtij qarku do të jetë Albana Hasanaj.