Bashkimi Europian po jep sinjale pozitive për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kërcënimi për një destabilitet të mundshëm në rajon për shkak të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, mund t’i hapë rrugën Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimin Europian. Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca në një prononcim për mediat nga Erseka, deklaroi se Qershori mund të jetë muaji i çeljes së negociatave për Shqipërinë.