Ish kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme, ku është thirrur nga prokurori, Elvin Gokaj për t’i komunikuar zgjatjen e hetimeve. Rroshi është marrë i pandehur për shpërdorim detyre pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për parregullsi në tenderat gjatë periudhës së tij në krye të Bashkisë së Kavajës. Sipas KLSH, ai i ka shkaktuar një dëm ekonomik prej prej 33 milionë lekësh buxhetit të shtetit lidhur me tenderat për rikonstruksionin e qendrës së qytetit dhe ndërtimin e rrugëve të ndryshme.