Top News- Elon Musk sulmon sërish BE-në/ Nuk i del e keqja pas gjobës 120 milionë euro për X
07/12/2025 22:06

Elon Musk ka reaguar ashpër ndaj Bashkimit Europian përmes postimeve në X, pas gjobës prej 120 milionë eurosh ndaj platformës së tij të rrjeteve sociale për shkelje të rregullave të transparencës. “Bashkimi Europian nuk është një Demokraci, por më tepër një burokraci e burokratëve të pazgjedhur”, shkroi Musk në një postim të fundit. Ai gjithashtu ripostoi mesazhin e një përdoruesi tjetër, i cili shkruante: “Është për të qeshur të lexosh të gjitha këto postime nga europianët që u thonë qytetarëve amerikanë të mos ndërhyjnë në politikën europiane. Këta janë të njëjtët europianë që kanë kaluar çdo moment të dekadës së fundit duke folur në mënyrë obsesive kundër Trump!”, duke shtuar mbi postim: “E vërtetë, ka kaq shumë politikanë në Europë që janë tradhtarë të popullit të tyre”. Reagimi i Musk vjen pasi Komisioni Europian humbi qasjen në panelin e reklamave të X, pas vendosjes së gjobës ndaj platformës për shkelje të Ligjit për Shërbimet Dixhitale, i cili ka si qëllim kufizimin e përhapjes së përmbajtjeve të paligjshme. Drejtori i produkteve të X, Nikita Bier akuzoi Komisionin Europian se kishte tentuar të promovonte postimin e tij mbi gjobën ndaj X, duke përfituar nga një dobësi e sigurisë së platformës për të publikuar një link që mashtron përdoruesit për të rritur në mënyrë artificiale përhapjen e tij.

Top Channel/ I armatosur në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret qëllon për vdekje të riun
22/02 19:37
Top News – Paqja në Ukrainë nuk mund të shtyhet / Papa bën thirrje para përvjetorit të pushtimit
22/02 15:56
Top News – Kina zë vendin e SHBA-së / Partnerja kryesore tregtare e Gjermanisë, Merz në Pekin
22/02 15:48
Top News – Luftë e re e Ftohtë me SHBA-në/ Presidenti i Brazilit para takimit me Trumpin
22/02 13:55
Top News – ‘Sulme terroriste’ në Ukrainë/ Shpërthime vdekjeprurëse në perëndim, viktima në Kiev
22/02 13:54
Top News – Kubanezët ikin nga Venezuela/ Largohen forcat e sigurisë, presioni i SHBA rritet
22/02 13:45
Top News – Çon anijen-spital në Grenlandë/ Trump nuk heq dorë: Njerëzit atje nuk marrin kujdes
22/02 13:44
Top News – Gara e re hapësinore ka nisur/ Satelitët riformësojnë mbrojtjen e Gjermanisë
22/02 13:42
Top News – Sllovakia kërcënon të ngrijë Ukrainën / Do ndërpresë furnizimin me energji nëse…
22/02 13:41
Top News – Trump rrit tarifat globale / Nga 10 në 15 për qind…pas vendimit të gjykatës
22/02 12:09
Top News – Në ‘tokën e askujt’ në Ukrainë/ ‘Vrasësit e qiellit’ mund të vendosin fatin e luftës
22/02 12:08
Top News – ‘Plas lufta’, Pakistani sulmon Afganistanin/ Bomba nga qielli, edhe fëmijë mes viktimave
22/02 12:03
Top News – Trupa në terren, në Ukrainë, tani! Ish kryeministri britanik kërkon veprim të shpejtë
22/02 11:29
Top News – Kthehen protestat në Iran / Studentët përleshen me forcat e rendit në Teheran
22/02 11:28
Top Channel/ Rusia shton sulmet në Ukrainë/ Vritet nga shpërthimi një police 23-vjeçare
22/02 11:19
Top Channel/ Pakistan-Afganistan, prag lufte! Sulm ajror kundër talibanëve, 13 viktima
22/02 10:48
Top Channel/ Protesta masive në Lyon, pas vdekjes së një aktivisti të ekstremit të djathtë
21/02 23:20
Top Channel/ Trump i bën fakt tarifat e reja 15% për Botën. Hyjnë në fuqi që më 24 shkurt
21/02 22:32
Top Channel/ Frika e një lufte SHBA-Iran, Gjermania thirrje shtetasve të saj: “Largohuni tani”!
21/02 15:29
Top Channel/ “Anëtarësim në BE pa veto”, FAZ: “Debati po shkon në drejtimin e duhur”!
21/02 15:28
DIGITALB DIGITALB