Rusia akuzon Francën se ka refuzuar aksesin e përfaqësuesve të saj diplomatikë në Paris që të kontaktojnë me themeluesin e Telegram, Pavel Durov. “Pas raportimeve të mediave për ndalimin e Pavel Durov, autoriteteve franceze iu kërkua menjëherë të sqaronin arsyet e ndalimit dhe të siguronin mbrojtjen e të drejtave të tij dhe lehtësimin e aksesit konsullor. Nga sot, autoritetet franceze për momentin nuk po bashkëpunojnë për këtë çështje. Ne jemi në kontakt me avokatin e Durov”, tha ambasada ruse përmes një deklarate në Facebook. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova postoi në Telegram duke ironizuar nëse aktivistët perëndimore të të drejtave të njeriut do të heshtin për arrestimin e Durov, pasi kritikuan vendimin e Rusisë për të bllokuar aplikacionin në 2018.