Miliarderi Elon Musk ka kërcënuar me tërheqje të ofertës 44 miliardë dollarëshe për blerje të rrjetit social, Tëitter, duke akuzuar drejtuesit e platformës për pengim të kërkesave të tij për të mësuar më shumë për përdoruesit e kompanisë. Në një letër dërguar rregullatorëve, Musk tha se ka të drejtë të bëjë vlerësimet e veta për llogaritë fiktive. Kjo letër formalizon mospajtimet që kanë qarkulluar prej disa javësh duke qenë se Musk e ka vendosur “në pritje” finalizimin e marrëveshjes.