Pak orë pasi Mbretëresha Elisabet II ndërroi jetë, një re që i ngjan shumë bustit të saj është shfaqur në një qytet britanik. Ishte një grua britanike, ajo që ndau imazhin, i kapur vetëm një orë pasi monarkja kishte vdekur. Leanne Bethell, e cila jeton në Telford në Midlands perëndimore të Anglisë, ndau foton në Facebook, duke theksuar se ajo dukej jashtëzakonisht e ngjashme me mbretëreshën që mbante kapelën e saj mbretërore.