Një shtetas italian është gjetur i pajetë në fshatin Salari të Tepelenës. Policia njofton se trupi i pajetë i italianit të identifikuar si Edoardo Sarki, 44 vjeç është gjetur në vendin e quajtur Dilan, në rrugë rurale që lidh fshatrat Nivicë-Salari. Nga këqyrja e trupit pa shenja jetë të hedhur në rrugë, u vu re një plagë e shkaktuar nga një armë zjarri.