Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Eli Fara, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale një lajm të hidhur. Nëna e saj e shtrenjtë Vangjelia ka ndërruar jetë, ndërsa këngëtarja ka zgjedhur disa fjalë të ndjera për të njoftuar humbjen, duke e mbajtur brenda vuajtjen e saj. “Nderroi jete nena ime Vangjelia Bello Fara… E shtrenjta ime tu prehte shpirti ne paqe”- shkroi Eli krahas postimit.