Një ngjarje e rëndë u shënua rreth orës 14.00 në Bulqizë, ku një elektricist humbi jetën në kohën kur po ushtronte detyrën. 32 vjecari Ylli Boba u rrëzua nga një shkallë, teksa po rregullonte lidhjen e energjisë elektrike, për pasojë mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.