‘El nino’, fenomen i cili e ka origjinën në ujërat e Paqësorit dhe që sjell ndryshime të klimës, pritet të prek edhe Shqipërinë. Ky fenomen ndodh njëherë në 4 apo 5 vite, e për pasojë vjen i shoqëruar me një rritje të menjëhershme të temperaturave. Metereologët thonë se ‘El Nino’ është një gjendje termike që sjell temperature ekstremisht të larta, si edhe rritjen e temperaturës mesatare vjetore.