Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjykatë 77-vjeçarin, Nazif Musai me akuzën për veprat penale ‘Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare’ dhe armëmbajtje pa leje. 77-vjeçari vrau vëllain e tij Haziz Musai duke e qëlluar me plumb në kokë pas një sherri mes tyre për motive pronësie.