Autori i dyshuar i vrasjes së Shkëlzen Kastratit, Ermir Tufa është vënë në pranga nga Policia Operacionale. 31-vjeçari banues në Tiranë, është arrestuar këtë të enjte në aksin rrugor Fushë Krujë-Vlorë si rezultati operacionit policor të koduar "Lokalizimi" Ermir Tufa ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Vrasje me paramendim", pasi ka vrarë me armë zjarri Shkëlzen Kastratin.