34 vjecari Lekë Vuksani, autori i vrasjës së 51-vjeçarit Petrit Vuksani, u la në burg me vendim të gjykatës së Shkodrës. Në seancën gjyqsore të mbajtur mëngjesin e kësaj të shtune, autori i vrasjes nuk foli asnjë fjalë, por preferoi të komunikonte vetëm me avokatët e tij. Bëhet me dije se mbrojtja e Vuksanit, kërkoi nga gjqyatrët vlerësim psikokologjik të klientit të tij dhe caktim të masës së sigurisë arrest me burg me afat.