Ruben Saraiva, shtetasi portugez që dyshohet se ekzektuoi biznesmnin Ardjan Nikulaj në Shëngjin, ka kërkuar lirinë në Gjykatën e Lezhë. Përmes avokatit mbrojtës, 28 vjecari pretendon se ai nuk ka lidhje me ngjrjen e shënuar në 19 prill të vitit 2023 në Shëngjin, për këtë arsye kërkon të lihet i lirë nga qelia e burgut. Këtë të shtunë pritej të zhvillohej një seancë në gjykatën e lezhës, por për shkak të mungesës së përkthyeses, seanca u shty për ditën e hënë.