Gjykata e Posaçme i komunikoi masën e sigurisë arrest në burg 44 vjeçarit Jorgo Leku, i dënuar përjetësisht në mungesë nga po e njëjta gjykatë për vrasjen e babë e bir në Elbasan në 2012-ën, Nezir e Gentjan Beqirit. Ai u ekstradua dy ditë më parë nga Greqia. 44 vjeçari i njohur edhe me emrin Olsi Leka dhe me një tjetër identitet grek, u dënua përjetë në mungesë në prill të këtij viti, bashkë me Ardjan dhe Florenc Çapjan.