Një shtetas shqiptar u ekzekutua mbrëmjen e së mërkurës me 4 plumba në Selanik. Viktima është Erald Jonuzi, 35 vjec me origjinë nga Korca. Ngjarja e rëndë u shënua në zonën e Evozmo, në kohën kur viktima sa po zbriste nga automjeti, për të hyrë në banesën e tij.