Një 47-vjeçar shqiptar me origjinë nga Gjirokastra u gjet i vdekur në zonën e Agjios Pantelimonas të hënën në mbrëmje në Athinë. Viktima është identifikuar si Artur Bashimi, person me precedentë penalë për vjedhje, i cili u gjet i shtrirë përtokë me një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit në kokë. Bashimi rezulton i arrestuar në shkurt 2022 si pjesë e një grupi kriminal që kryente vjedhje në mjetet e transportit publik. Ai është arrestuar sërish më pas në prill 2024, po si pjesëtar i një grupi kriminal që kryente vjedhje në Greqi.