Një vrasje me armë zjarri tronditi Lezhën, ku viktimë mbeti një 57-vjeçar. Pjetër Kaza u ekzekutua në oborrin e baneses në fshatin Tale teksa po parkonte automjetin e tij. Viktima po kthehej në banese nga puna kur ra pre e sulmit dhe u qëllua me breshëri plumbash. Ai u gjet i pajetë nga familjarët e tij, të cilët njoftuan menjëherë policinë. Një grup hetimor mblodhi provat e para në vengjarje si dëshmitë e familjarëve. Ndërkohë postblloqe të shumta u ngritën përgjatë akseve kryesore.