Një shtetas shqiptar 37-vjeç është qëlluar me armë zjarri në kokë, duke e lënë të vdekur në vend, në qytetin e vogël të Italisë Oratorio. Sipas mediave italiane, vrasja ndodhi pas orës 21:00, në një oborr ngjitur me kishën. Vdekje shqiptari 37-vjeçar i identifikuar si Beni Arshiaj, i martuar me dy fëmijë mësohet se ishte brenda makinës, duke parkuar në momentin kur u qëllua me një plumb në kokë. Hetimet kanë nisur për të zbardhur ngjarjen, ndërsa disa fqinj thonë se kanë parë dy persona të cilët dyshohet se i kanë zënë pritë dhe janë larguar me një skuter pasi e kanë qëlluar.