“Roan Brahimi u vra për larje hesapesh në Shqipëri”, ka qenë ky përfundimi i autoriteteve greke pas hetimeve për ekzekutimin e 32 vjeçarit shqiptar mbremjen e 9 majit në Athinë. Sipas mediave greke, Roan Brahimi, baba i një fëmije të mitur u vra për larje hesapesh në Shqipëri. Me tej shkruajnë se 32-vjeçari kishte frikë për jetën dhe fshihej në Dubai, ndërsa në Greqi kishte shkuar për Pashkë. Me herët u zbulua se Brahimi bënte jetë të dyfishtë, pasi kishte dhe familje në Shqipëri dhe grua e fëmijë në Greqi.