Ministri Ulsi Manja u bëri thirrje organeve të drejtësisë të zbardhin sa më parë vrasjen e Ardian Nikulajt, biznesmenit dhe kandidatit të PSD për këshillin bashkiak të Lezhës që u ekzekutua këtë të mërkurë me shtatë plumba në lokalin e tij. Manja i sheh me përçmim akuzat e Sali Berishës që e konsideroi vrasjen e Nikulajt, një krim qeveritar për shkak të qëndrimit të tij kundër kanididatit të Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu.