Prokuroria e Tiranës do të marrë në pyetje Emiljano Shullazin, mikun e Gilmando Danit, i cili u ekzekutua bashkë me Muçi Shaljanin më 11 nëntor të vitit të kaluar në rrethrrotullimin e aeroportit të Rinasit. Prokuroria ende nuk ka një pistë zyrtare në lidhje me autorësinë dhe marrja në pyetje e Emiljano Shullazit lidhet me përpjekjet e organit të akuzës për të mësuar nëse ky i fundit ka ndonjë dyshim, apo emër konkret se kush mund të jenë autorët. Dani u cili u lirua vjeshtën e 2024 po kthehej nga Spanja dhe më herët ka qenë i dënuar si anëtar i grupit të Shullazit. Gilmando Dani udhëtonte në një automjet me Muçi Shaljanin ku u qëllua për vdekje, teksa të dy sapo ishin kthyer nga Spanja. Ditët e fundit janë marrë dëshmitë e disa personave që janë gjendur në Rinas, pasi ka dyshime se grupi kriminal ka pasur informator në aeroport që i ka njoftuar për lëvizjet e viktimave.