Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë nga qelia Edison Haxhiun, një nga personat e dyshuar për përfshirje në vrasjen e Gentjan Bejtjas, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024 në fshatin Larushk të Fushë-Krujës. Gjyqtari Dritan Hallunaj pranoi kërkesën e avokatit mbrojtës Sokol Tahiraj, duke urdhëruar heqjen e masës së sigurisë "arrest me burg" ndaj Haxhiut. Sipas avokatit, ndaj klientit të tij ishin tejkaluar afatet ligjore të paraburgimit, çka çoi në shuarjen automatike të masës.