Gjykata ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për dy vëllezërit Shkëlqim dhe Florjan Dukën, autorët e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi. Në seancën e mbajtur këtë të martë, vëllezërit Duka i kanë mohuar akuzat duke thënë se nuk janë vrasësit e biznesmenit Reçi. Ishin kamerat filmike që zbardhen ngjarjen dhe eksperimenti hetimor që tregoi këndin se nga ku ishte qëlluar me armë zjarri, duke mbledhur më pas edhe provat e tjera. Shkëlqim Duka, punonjës policie në komisariatin numër dy në sektorin e hetimit të krimeve, dyshohet se është dhe qitësi që bëri të mundur ekzekutimin e biznesmenit mbrëmjen e 13 nëntorit me një plumb në kokë.