Një ditë pas atentatit ku mbeti I vrarë biznesmeni Ardian Nikulaj, 50-vjeç, Policia e Lezhës pritet që të kërkojë ndihmën e kolegëve në Drejtorinë e Përgjithshme për hetime më të specializuara. Ekspertët nga Tirana do të çojnë më tej punën e kolegëve, duke vijuar me marrjen në pyetje e personave të ndryshëm, si edhe me mbledhjen e provave të tjera materiale. Tre janë pistat që po hetohen aktualisht, një konflikt I vjetër I 50-vjeçarit, bizneset e tij dhe përfshirja në politikë.