Në Gjykatën e Lezhës doli sërish këtë të hënë Ruben Saraiva, i dyshuar si ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj. Prej muajsh, në sallën e gjyqit janë thirrur për të dëshmuar të afërm të të dyja palëve, ndërsa seanca e së hënës solli dëshmitë e nënës së Edmond Haxhisë dhe të afërmes së tij, Nertila Haxhia.