Policia e Lezhës ka shoqeruar disa persona për ti marrë në pyetje, në lidhje me vrasjen e Nikolin Lekstakajt pasditen e së mërkurës, në fshatin Balldre. Mësohet se të shoqeruarit janë lënë të lirë pasi janë marrë në pyetje, ndërkohë që grupi hetimor vijon me grumbullimin e dëshmive apo kamerave të sigurisë në zonë, me shpresën te ndonjë gabim I mundshëm I autorëve të ngjarjes.