Policia dhe Prokuroria e Durrësit vijojnë hetimet në lidhje me vrasjen e 37-vjecarit, Fatjon Dervishi në katund të Sukthit. Grupi hetimit ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi krimi dhe po kontrollojnë pamjet filmike. Ndërsa të 7 personat e shoqëruar janë lënë sërish të lirë, pasi nuk kanë gjetur element për t’i implikuar në ngjarje.