Pas ngjarjes së rëndë jashtë ambienteve të shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” ku humbi jetën një nxënës 14-vjeçar dhe u plagos një tjetër ka reaguar Ministria e Arsimit dhe Sportit. Teksa shpreh ngushëllime për familjen e viktimës dhe shërim të shpejt për nxënësin tjetër, MAS kërkon nga autoritetet ligjzbatuese që të bëjnë zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa thekson se siguria n shkolla mbetet prioritet absolut.