Edhe Presidenti Bajram Begaj reagoi për ngjarjen e rëndë në Tiranë ku humbi jetën një 14-vjeçar dhe u plagos bashkëmoshatari I tij, pas një konflikti të ndodhur në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”. Kreu I shtetit bën apel për reflektim të shoqërisë në edukimin e brezit të ri me qëllim distancimin nga modelet e dëmshme.