Një shqiptar ka humbur jetën të dielën pasdite në Kolumbi si pasojë e një atentati mafioz. Viktima Artur Tushi i lindur në Shqipëri dhe me dokumente të Ekuadorit, u qëllua në një sulm të organizuar në vendin ku qëndronte. Sipas mediave lokale, autori i krimit u kap menjëherë nga policia teksa po tentonte të largohej me motor nga vendngjarja, duke mbajtur me vete armën e përdorur gjatë atentatit. Hetimet paraprake tregojnë se dyshohet të ketë qenë një vrasje me pagesë.