Policia greke në koordinim me Interpol Tiranën, kanë arrestuar 26 vjeçari shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si pjesë e operacionti ‘The ëanted’. Policia njofton se shtetasi Besmir Ajazi, lindur në Kuçovë, u lokalizua dhe u kap nga Policia greke dhe u ekstradua në Shqipëri. Sipas autoriteteve, 26-vjeçari akuzohet se në vitin 2023, në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë, ka plagosur rëndë, disa herë, me thikë një shtetas, gjatë një konflikti të çastit me të. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat në atë kohë i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.