Top News- Ekstradohet ‘mbreti’ i kokainës/ Mbërrin nën masa të rrepta sigurie Dritan Rexhepi
08/01/2025 15:22

Dritan Rexhepi, një nga emrat më të kërkuar të drejtësisë shqiptare, është ekstraduar me avion këtë të mërkurë nga Turqia në aeroportin e Rinasit nën masa të rrepta sigurie nga forcat RENEA. Shqiptari i shumëkërkuar Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi konsidendeoret si shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Dritan Rexhepi u arrestua më 10 nëntor të vitit 2023, në një vilë në Stamboll. Baroni I drogës kishte hyrë në shtetin turk përmes një pasaporte kolumbiane të falsifikuar të regjistruar në emrin e Benjamin Omar Perez Garcia. Turqia e miratoi ekstradimin në Shqipëri të Dritan Rexhepit në shkurt të 2024-ës. 45-vjeçari po gjykohet në mungesë në Gjykatën e Posaçme si porositës i rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës, në 17 janar të vitit 2020. Në vitin 2020, GjKKO I caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, ''Fshehja dhe asgjësimi i kufomës'', “Trafikimi i lëndëve narkotike”, "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve" dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Në vitin 2015, Gjykata e Fierit e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprat penale "Falsifikimi i pasaportave" dhe "formularëve".

Top News – Berisha mbron SPAK-un: Rama sulmon drejtësinë për hallet e veta
26/02 15:47
Top Channel/Punimet në Librazhd-Prrenjas, po punohet për hapjen e një kalimi provizor
26/02 15:44
Top News – ‘Jemi në udhëkryq’. Rama pa vendim për Ballukun: Do ndërhyjmë te ligjet
26/02 15:36
Top Channel/ Bllokimi i Qafë Thanës devijon trafikun e mallrave në pikën kufitare të Bllatës
26/02 15:22
Top Channel/ Erdhi për dhëmbët, humbi jetën! Gjendet i pajetë gjermani në Fier
26/02 15:20
Top Channel/ Ekstradohet nga Dubai Durim Bami, i shumëkërkuari mbërrin pasdite
26/02 15:19
Top Channel/ Rezoluta e PE për Shqipërinë, debate për korrupsionin, protestat dhe Ballukun
26/02 15:15
Top Channel/ Rama, kritika të forta drejtësisë: Refuzova dorëheqjet e Ballukut. Pres raportin
26/02 15:15
Top News- 1.4 mln euro ar dhe kokainë / Kapet në Bullgari, ishte nisur nga Holanda drejt Turqisë
26/02 14:23
Top News – Merz ‘i shtrin dorën’ Kinës / Të punojmë për të kapërcyer boshllëqet tregtare
26/02 13:39
Top News – Aktorja që lufton të rimarrë fytyrën / AFP, reportazh për ‘Diellën’ dhe Anila Bishën
26/02 13:24
Top News- 500 mln euro nga bastet e paligjshme/ Humbjet në buxhet, athina ashpërson legjislacionin
26/02 13:13
Top News – Profili i presidentit të ri. PDK nuk mbështet Vjosa Osmanin-E njëanshme!
26/02 13:09
Top News – Niset nga Greqia drejt Iranit/ Aeroplanmbajtësja e trump në rrugë, bisedime në gjenevë
26/02 13:08
Top News – Raketa që do të shkojë në Hënë… /NASA e zhvendos nga platforma, nisin riparimet
26/02 13:04
Top Channel/ Ekstradohet Durim Bami! Nga Dubai në Stamboll, mbërrin pasdite në Tiranë
26/02 12:29
Top News – Macron përditëson doktrinën bërthamore / Vizioni i ri, Evropa e shqetësuar për SHBA
26/02 11:58
Top News – ‘SPAK i paqartë për akuzën’. Ndreca kërkon moskompetencë nga Gjykata e Posaçme
26/02 11:57
Top News – CIA, fushatë rekrutimi në Iran / Kërkohen spiunë ndërsa Trump kërcënon me luftë
26/02 11:52
Top News – Dronë kamikazë për ushtrinë gjermane / Bundestagu miraton fondet, ndizet drita jeshile
26/02 11:51
DIGITALB DIGITALB