Ekstradohet drejt Shqipërisë shtetasi Jorgo Leko, 44-vjeç, i cili ishet arrestuar në shtetin grek tri vite më parë për llogari të shtetit shqiptar. Leko akuzohet për vrasjen e Gentian Beqirit dhe babait të tij, Nezir Beqiri, në Elbasan në vitin 2012, teksa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe u arrestua në vitin 2020 pas një bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës.