Top News/ Ekstradohet 60-vjeçari rus/ Kushtetuesja pezullon vendimin, por nuk zbatohet
30/10/2024 21:32

Rusi Igor Kokunov u dëbua këtë të mërkurë nga territori i Republikës së Shqipërisë drejt Rusisë. Edhe pse për Kokunov gjykata Kushtetuese vendosi të pezullonte përkohësisht ekstradimin e tij, pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Lartë, autoritetet ligjzbatuese vendosën ta dërgonin drejt Rinasit rusin që do të përballet me akuzat e ngritura në vendin e tij të lindjes. Sipas avokatit Isuf Shehi ai u ekstradua në kundërshtim me vendimin e Kushtetuese. 60-vjeçari rus i arrestuar në Shqipëri, e refuzonte ekstradimin drejt Rusisë. I njohur me nofkën “Vasia Bandit”, pra hajdut me ligj, prokuroria ruse thotë në dosjen hetimore se 60-vjeçari nga viti 1993- 2019 mori postin më të lartë në hierarkinë kriminale. Statusi “hajdut me ligj”, thotë zëvendës prokurori i Përgjithshëm rus, është statusi më i lartë i përjetshëm në hierarkinë kriminale dhe dëshmon përkatësinë e tij dhe autoritetin e padiskutueshëm në elitës kriminale. Rusët i thonë Shqipërisë se Kokunov nga 2005- 2015 ofroi patronazh kriminal të veprimtarisë së kompanisë së përbashkët aksionere “FIRST Moscoë Watch Factory” me një tarifë për të marrë para në gati 1 milionë rubla. Më pas zgjidhi konflikte me strukturat e tjera kriminale derisa zuri postin më të lartë me këta udhëheqës të botës kriminale. Ndërkohë 60-vjeçari pretendonte gjatë seanca gjyqësore se akuzat I janë ngritur për shkak se nuk pranonte regjimin e Putinit.

Top Channel/ Kryepeshkopi Joan uron të gjithë besimtarët ortodoksë për Pashkët: Paqe në ju!
11/04 10:44
Top News- Rrjeti elektrik i amortizuar, shkrumbohet nga flakët bujtina në Librazhd
11/04 10:23
Top Channel/ Fluks i lartë lëvizjesh në Morinë, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime
11/04 09:31
Top Channel/ Përfshihet nga flakët një bujtinë në Librazhd, shkaktohen dëme të mëdha materiale
11/04 09:19
Top Channel/ Vrasje me armë zjarri në Nikël, qëllohet për vdekje nga fqinji
10/04 22:47
Top Channel/ Autorit që vrau policin në Fier iu hoq burgimi i përjetshëm, flet babai i viktimës
10/04 22:42
Top Channel/ Ceremonia e Epitafit, Mijëra ortodoksë kremtuan të premten e zezë
10/04 22:23
Top News – Ceremonia e Epitafit. Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë
10/04 21:45
Top Channel/ ‘E Premtja e Zezë’ në Elbasan, qytetarët nderojnë Epitafin
10/04 21:42
Top News- Transporti paralajmëron ndërprerje/ Letër ministrive dhe bashkisë për kompensim të naftës
10/04 21:21
Top News – Pensionet e të huajve nuk do tatohen. Qeveria propozon ndryshimin e ligjit
10/04 20:15
Top Channel/ Përkujtohet 32-vjetori i masakrës së Peshkëpisë, aktivistët: Nuk u bë drejtësi
10/04 20:03
Top Channel/ Vendimi skandaloz, i hiqet dënimi me vdekje të riut që eliminoi policin në Fier
10/04 20:00
Top News – Marrëveshja me italianët. Shqipëria do prodhojë dronë luftarakë në Pashaliman
10/04 19:30
Top News- Pse u hoq nafta direkte për fermerët. Kryeministri Ed Rama-Kemi hequr mundësinë e abuzimit
10/04 18:58
Top News- ‘Kërkojmë kompensim për naftën’/ Transporti afat deri të martën qeverisë
10/04 17:55
Top News- Pastrohet bregdeti i Velipojës/ Mijëra të rinj aksion vullnetar para sezonit
10/04 16:52
Top Channel/ Emigrantët kthehen për pashkë, fluks në pikat kufitare të Shqipërisë me Greqinë
10/04 15:28
Top Channel/ AKEP me rregullore të re, Sula: Filtrim operatorësh në treg
10/04 15:25
Top Channel/ Speci “i artë”, mungon prodhimi! Fermerët: Ja pse rritet çmimi
10/04 15:24