Një 31 vjeçar është vënë në pranga në Mal të Zi dhe është ekstraduar në Shqipëri falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe specialistëve të Interpol Podgoricës. Magiljan Deda i shpallur në kërkim ndërkombëtar, akuzohej si bashkautor i kultivimit të mijëra bimëve narkotike, në fshatrat Gocaj dhe Rraboshtë, të qarkut Lezhë gjatë këtij viti, të cilat janë përpunuar më pas me qëllim shitjen.