Dy shtetas të Kosovës janë ekstraduar në SHBA, ku do të përballen me aktakuzën për dëmtim të qytetarëve amerikane. Njoftimi është bërë i ditur nga ambasada amerikane në Prishtinë. Dy shtetasit, konkretisht, Ardit Kutleshi, 26 vjeç, dhe Jetmir Kutleshi, 28 vjeç, u arrestuan më 12 dhjetor të vitit të kaluar, pas kërkesës së SHBA-së për ekstradim. Ata akuzohen se mbikëqyrnin faqen e internetit Rydox, ku bëhej shitja e të dhënave personale të vjedhura “për kryerjen e krimeve kibernetike dhe mashtrimeve”. Dy shtetasit akuzoen për vjedhje identiteti dhe mashtrimi, të lidhura me rolin e tyre si administratorë të faqes Rydox. Ata akuzohen se, ndër tjerash, se kanë shitur të dhënat e kredit kartelave të mijëra qytetarëve që jetojnë në SHBA.