Avokati i shtetasit rus, Igor Kokunov tha se klienti i tij u ekstradua nga Shqipëria në shkelje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që pezulloi zbatimin e vendimit të gjykatave të tjera. Avokati Isuf Shehu, që foli në një intervistë për Breaking me Fiori Dardhën, tha se vendimi i Kushtetueses u ishte vënë në dispozicion të gjitha institucioneve përgjegjëse, por se ato e shpërfillën atë.