Në Tiranë u hap këtë të enjte ekspozita ‘Në Emër të Lirisë’. Ekspozita përmban 153 piktura të ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , Rexhep Selimi, të realizuara gjatë qëndrimit të tij, në paraburgimin e Gjykatës Speciale të Hagës. Çeljen e kësaj ekspozite, e cila do të qëndrojë e hapur disa ditë për të gjithë dashamirësit e artit, e përshëndeti edhe Kryeministri Rama.